Driss Oukabir, i dyshuari që po mbahet në një burg në Madrid në lidhje me sulmet e fundit në Kataloni, ku mbetën 15 persona të vdekur, thuhet se po merr kërcënime me vdekje nga shokët e qelisë.
“Do ta presim fytin kur të dalësh në oborr”, i kanë bërtitur të burgosurit e Soto del Real, kur dëgjuan që Oukabir do të shkonte në këtë burg, raporton El Pais, transmeton portali arbresh.info
“Terrorist i qelbur”, bërtisnin të tjerët.
Oukabir, i cili u vetë-dorëzua në polici, i tha gjykatës që kishte marrë me qira furgonin që u përdor në vrasjen e plagosjen e njerëzve në rrugën Las Ramblas me 17 gusht. Oukabiri pretendon se kishte menduar se makina do të përdoret për heqjen e mobileve.
Megjithatë, gjykatësi Fernando Andreu vendosi se kishte “shenja racionale dhe të bazuara” të përfshirjes së Oukabir në sulm, pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe posedim të mjeteve shpërthyese. Ai po mbahet në izolim dhe pa të drejtë kaucioni./arbresh.info/
Haradinaj në Rahovec, prezanton planin katërvjeçar për të ar...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...