Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët i kanë vrarë gjashtë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një vajzë të mitur, në një fshat të skajshëm në pjesën veriore të Afganistanit.
Talibanët mohuan se janë të përfshirë në këtë rast, duke thënë se sulmi është nxitur nga një mosmarrëveshje personale.
Megjithatë, zyrtarët lokalë thanë se kjo familje u dënua me vdekje nga talibanët për shkak të akteve të pamoralshme. Kështu deklaroi Jawed Bedar, zëdhënës i guvernatorit të provincës Faryab.
Ai gjithashtu tha se në këtë sulm kanë mbijetuar nëna e vajzës së vrarë dhe motra binjake, por mjekët ishin të detyruar t’ia amputonin të dyja këmbët vajzës.
Forcat afgane shkuan në orët e hershme të së dielës në këtë fshat për t’i evakuuar dy personat e mbijetuar.
Ky zëdhënës tha se forcat qeveritare u sulmuan nga talibanët, kur arritën në atë fshat dhe se tre talibanë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit, shkruan “Free Europe”.
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...