Autoritetet e talibanëve i kanë arrestuar dy gazetarë në jug të Afganistanit, ku është ndaluar që të transmetohet zëri i grave nëpër radio.
Një burim, që ka kërkuar të jetë anonim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se forcat talibane i kanë arrestuar gazetarët Attaullah Omar dhe Waheedur Rahman Afghanmal në provincën jugore Kandahar, më 13 gusht.
Omar është korrespodent i Kandaharit për mediumin Tolo, ndërsa Afghanmal raporton për të përditshmen Etilat-e Roz.
Arrestimi i tyre vjen pas arrestimit të pesë gazetarëve tjerë në pjesë të ndryshme të Afganistanit, vetëm brenda një muaji.
Ndërkohë, Ministria e talibanëve për Informacion dhe Kulturë i ka urdhëruar radio-stacionet në provincat jugore të Helmandit, që të mos i transmetojnë zërat e grave, as nëpër reklama.
“Të gjitha radio stacionet në Helmand janë paralajmëruar që nëse transmetojnë zëra të grave, do të mbyllen dhe pronarët e tyre do të ndëshkohen”, ka thënë menaxheri i një stacioni.
Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve u ka bërë thirrje talibanëve që të ndalin fushatën e tyre për shtypje ndaj shtypit.
“Shtypja ndaj mediave është duke e izoluar Afganistanin nga pjesa tjetër e botës në një kohë kur shteti është duke u përballur me emergjencat më të mëdha humanitare”, ka thënë mes tjerash Komiteti.
Pavarësisht premtimeve për shtyp të lirë, pas kthimit të talibanëve në pushtet dy vjet më parë, ata i kanë mbyllur radiot, televizionet dhe gazetat e pavarura.
Qindra gazetarë kanë ikur nga shteti.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët