Kryebashkiaku i ri taleban i kryeqytetit të Afganistanit, Kabulit, u ka thënë grave punonjëse të bashkisë që të qëndrojnë në shtëpi, deri në kohën kur punët e tyre nuk mund të bëhen nga një burrë.
Hamdullah Nomany tha se talebanët “e gjetën të nevojshme të ndalonin gratë të punonin për një kohë”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ky është kufizimi i fundit i vendosur ndaj grave në Afganistan nga qeveria e re islamike.
Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në vitet 1990 gratë u ndaluan nga arsimi dhe puna.
Pasi pushtuan vendin muajin e kaluar pas tërheqjes së forcave amerikane, talebanët thanë se të drejtat e grave do të respektohen “brenda kornizës së ligjit islamik”.
Por talebanët favorizojnë një interpretim të rreptë të sistemit ligjor të Islamit, ligjit të Sheriatit.
Që nga marrja e pushtetit grave që punojnë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi derisa të përmirësohet situata e sigurisë.
Grupi islamik ka mbyllur ministrinë e çështjeve të grave dhe e ka zëvendësuar atë me një departament që dikur zbatonte doktrina të rrepta fetare.
Gjithashtu edhe hapja e shkollave të mesme është rihapur vetëm për nxënësit djem, ndërsa talebanët kanë deklaruar po punojnë për rihapjen e shkollave për vajzat.
Sipas kryebashkiakut të Kabulit, rreth një e treta e 3,000 punonjësve të komunës janë gra. Ai tha se disa do të vazhdojnë të punojnë.
“Për shembull, gratë punojnë në tualetet e grave në qytet ku burrat nuk mund të shkojnë,” tha ai.
“Por për pozicionet që të tjerët [burrat] mund të plotësojnë, ne u kemi thënë atyre [grave] të qëndrojnë në shtëpi derisa situata të normalizohet. Pagat e tyre do të paguhen,” shtoi ai./arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...