Kryengritësit talebanë sulmuan një stacion ushtarak në provincën afgane të Farahs dhe vranë të paktën shtatë ushtarë, thanë zyrtarët lokalë.
Në një video-mesazh për mediat, guvernatori i Farahs, Taj Mohammad Jahid tha se talebanët e çuan në erë një stacion ushtarak pasi gërmuan një tunel 400 metra të gjatë nga një shtëpi afër, raportoi Reuters.
Ai gjithashtu tha se rebelët e kapën një ushtar.
Nga ana tjetër, dy zyrtarë lokalë të cilët nuk dëshironin të përmendeshin me emër thanë se dhjetëra ushtarë, përfshirë forcat elitare, u vranë në sulm.
Anëtari i Këshillit të Provincës Kayer, Mohammad Norzai tha se rreth 30 njerëz u vranë në sulm dhe se baza ishte në duart e talebanëve.
Zyrtarët thanë se shpërthimi në kryeqytetin e krahinës plagosi 21 vetë, përfshirë pesë fëmijë.
Drejtori i Shëndetit Publik, Farah Abdul Jabar Shayek deklaroi se tre të plagosurit janë në gjendje kritike.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...