Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin realizuan një takim gati tre orësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ekipin e tij të lartë në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv.
“Ky ishte i gjithë fokusi i vizitës sonë. Ne donim të fokusoheshim në punën që duhej bërë për të parë planin që kemi, se si po ecim përpara në të gjitha këto linja të ndryshme përpjekjesh”, tha Blinken për gazetarët nga Polonia, në kufi me Ukrainën.
I pyetur nga një gazetar se çfarë kishin parë gjatë rrugës për në kryeqytet, Blinken tha se kishin marrë një tren nga Polonia jugperëndimore për në Kyiv.
“Pra, ne nuk pamë shumë, përveçse të shikonim nga dritarja e trenit.Shkuam drejt në pallatin presidencial”, vijoi ai.
Blinken tha se “nuk kishte shumë mundësi për të biseduar me ukrainasit”.
“Sigurisht që pamë njerëz në rrugë në Kyiv, dëshmi e faktit se beteja për Kyivin u fitua”, tha ai.
Kujtojmë se pas vizitës së Blinken, Rusia sulmoi stacionet hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore./GE/
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...