Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po bëjnë plane për një takim të mundshëm mes Presidentit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, siç njofton gazeta Wall Street Journal.
Artikulli që citon një zyrtar të lartë të administratës, thotë se ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman ka ardhur në Uashington për të ndihmuar për planifikimin e takimit.
Persona të afërt me planet thanë se synimi i takimit do të jetë të diskutohen mospajtime që kanë ekzistuar prej kohësh mes dy vendeve.
Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 me qëllim që të rriste shanset për fitore të kandidatit republikan Donald Trump.
Këto përfundime u bënë shkas për procesin hetimor lidhur me kontaktet që kanë pasur punonjës të fushatës së zotit Trump me shtetas rusë. Presidenti ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes fushatës së tij dhe rusëve.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë