Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Tajlandën qendrore. Policia po kërkon për më shumë persona të plagosur.
Fabrika ndodhet në provincën Suphan Buri në veri të Bangkokut dhe imazhet nga vendi tregojnë një ndërtesë të kthyer në rrënoja. Nëntë persona janë konfirmuar të vdekur dhe dy prej tyre po trajtohen në spital, raportojnë mediet e huaja.
“Po përpiqemi të identifikojmë shkakun e shpërthimit”, tha shefi i policisë lokale, Wanchai Khaoram.
Zjarret në fabrika janë të zakonshme në Tajlandë. Vitin e kaluar, 23 persona vdiqën nga një shpërthim në një fabrikë tjetër fishekzjarrësh në të njëjtën provincë.
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...