Një grua 94-vjeçare e njohur si “super-gjyshja” nga familja e saj, është liruar nga spitali pas betejës më koronavirus.
Joy, mbiemri i së cilës nuk është bërë i ditur, u ka thënë familjarëve se stafi i NHS-së ishte fantastik pasi u kthye në shtëpinë e saj në Beccles, Suffolk, transmeton portali arbresh.info.
Infermierja në pension kishte testuar pozitive për koronavirus dhe pneumoni.

Nipi i saj Toby Basil, 43 vjeç, tha: “Ne e kemi thirrur gjithmonë atë super gjyshe, sepse ajo është kaq e fortë”.
Ajo kaloi 10 ditë në Spitalin Universitar James Paget, në Gorleston, Norfolk, para se të lirohej të dielën për të shkuar në shtëpinë e saj të banimit.
Basil tha që gjyshja e tij po përjetonte simptoma të buta, por ndjehej mjaft mirë që të mos gjendej më në spital dhe dëshironte “të shkonte në shtëpi, që dikush tjetër të mund të kishte shtratin e saj”.
Tani ajo ka zgjedhur të izolohet për 14 ditë, me familjen e saj duke mbajtur kontakte përmes telefonit./arbresh.info/
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...