Takimi i programuar për të hënën mes kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe homologut të tij grek Kyriakos Mitsotaqis nuk është zhvilluar.
Kjo pasi kreu u qeverisë britanike anuloi pritjen për homologun grek në mënyrë krejt të papritur, vetëm 1 orë para se takimit të zhvillohej.
Anulimi erdhi një ditë pasi Mitsotakis i tha BBC-së se Skulpturat e Partenonit që gjenden në Muzeun Britanik dhe të sjella Mbretërinë e Bashkuar nga Lordi Elgin në fillim të shekullit të 19-të, duhet të ktheheshin në Greqi.
Një zëdhënës i qeverisë greke tha për BBC se “Kryeministri është i zhgënjyer që Sunak anuloi takimin e tyre dypalësh”.
Sipas tij “Greqia dhe Britania kanë një histori shumë të thellë miqësie dhe bashkëpunimi dhe qeveria greke është jashtëzakonisht e befasuar nga ky vendim”./tvklan
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...