Personi që vrau 51 persona në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, është akuzuar për terrorizëm.
Brenton Tarrant përballet edhe me akuzat për vrasje dhe tentim vrasje pas sulmeve në xhami më 15 mars derisa në muajin qershor pritet të vazhdojë gjykimi ndaj tij, transmeton KTV.
Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Zelandën e Re ndonjëherë dhe menjëherë nxiti ndryshimin e ligjit i cili ndaloi përdorimin e armëve gjysmëautomatike me qëllim që një sulm i tillë të mos përsëritej.
50 persona u vranë gjatë sulmit i cili u transmetua direkt në Facebook.
I vetëshpalluri djathtist ekstrem, nuk pritet të ketë mundësinë e deklarimit ndaj akuzave.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...