Personi i dyshuar për vrasjen e 11 njerëzve në një tren Shën Petersburg është rreth të 20-ave dhe nga Azia Qendrore, sipas mediave ruse.
Të paktën 45 të tjerë u plagosën në shpërthim ndërmjet dy stacioneve nëntokësore të hënën pasdite.
Agjencitë e lajmeve Interfax dhe Tass thonë se është identifikuar i dyshuari, por ka raporte kontradiktore nëse ai ishte sulmuesi vetëvrasës.
Autoritetet në Shën Petersburg kanë shpallur tri ditë zie.
Presidenti Vladimir Putin, i cili ishte në qytet, kur ndodhi shpërthimi, ka vizituar vendin e ngjarjes të hënën në mbrëmje dhe vendosi lule në një vend të shenjtë të improvizuar.
Hetuesit rusë e kanë përshkruar sulmin si “akt i terrorist”, por kanë dhënë pak detaje. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Kryeministri Dmitry Medvedev tha në një postim në Facebook se shpërthimi ishte një “sulm terrorist”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...