Burri që po përballet me akuzat për terrorizëm për sulmin e kryer në Nju Jork, kishte dërguar paralajmërim për Presidentin Trump përpara sulmit.
“Ti nuk ke arritur të mbrosh kombin tënd”, kishte shkruar Akayed Ullah në rrjetet sociale, kanë zbuluar akuzat e ngritura nga prokurorët federalë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Ata thonë se imigranti 27-vjeçar i Bangladeshit kreu sulmin në mbështetje të grupit terrorist ISIS.
Gjatë sulmit ai ka plagosur veten dhe tre persona të tjerë.
Departamenti i Policisë në Nju Jork ka shkruar se Ullah është duke u përballur me akuza shtetërore, duke përfshirë posedimin e penal për armëmbajtje, për mbështetjen e grupit terrorist dhe për përpjekjen për të kryer sulm terrorist./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...