Japonia ka ekzekutuar një 39-vjeçar që vrau shtatë persona në Tokio në vitin 2008 gjatë një sulmi me thikë, kanë raportuar mediat lokale.
Tomohiro Kato kreu një nga vrasjet më tronditëse në historinë e vendit, shkruan BBC.
Ai ishte 25 vjeç kur futi një kamion në një turmë këmbësorë në zonën tregtare Akihabara, duke vrarë tre persona. Ai goditi kalimtarët, duke vrarë katër dhe plagosur tetë.
Tomohiro Kato u kap nga policia në vendngjarje dhe më vonë pranoi krimet e tij në gjyq, duke thënë se ishte zemëruar nga bullizmi në internet.
Krimi i tij ndezi shumë debate në shoqërinë japoneze në atë kohë mbi vrasjet e rastësishme, ndikimin në internet dhe dështimet në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtë. /abcnews.al/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu