Një sulm me raketa është kryer ndaj bazës ajrore Bagram e cila është baza më e madhe ajrore e SHBA-së në afërsi të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja për media e prefekturës Parwan, Wahida Shahkar në një deklaratë për media tha se 5 predha të raketave janë lëshuar nga në automjet në zonën Kalander Hil në Parwan.
“Nuk dihet ende nëse ka apo jo humbje të jetëve në sulm”, tha Shahkar e cila shtoi se në të njëjtën zonë janë konfiskuar edhe 7 predha raketash të gatshme për t’u shkrepur.
Lidhur me çështjen nuk është bërë ndonjë deklaratë nga njësitë amerikane që kryejnë detyrën nën strukturën e NATO-s.
Ndërkohë askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Talebanët paralajmërim për “sulm” ndaj SHBA-së
Në një deklaratë nga talebanët është bërë e ditur se vazhdojnë sulmet ajrore të njësive amerikane ndaj civilëve në Afganistan.
“Vazhdimi i sulmeve ajrore nga SHBA-ja është në kundërshtim me marrëveshjen e paqes të nënshkruar më 29 shkurt mes talebanëve dhe SHBA-së”, thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se ata mund të fillojnë sërish sulmet kundër ushtarëve amerikanë për sa kohë që vazhdojnë sulmet ajrore.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...