Një sulm me raketa është kryer ndaj bazës ajrore Bagram e cila është baza më e madhe amerikane në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan, në një deklaratë për shtyp, tha se 5 predha të raketave janë lëshuar ndaj bazës ajrore amerikane Bagram e cila ndodhet në fshatin Kaleçe në rajonin Parwan.
Aryan deklaroi se predhat e raketave të vendosura mbi një mjet u lëshuan në distancë nga larg me telekomandë.
Në një deklaratë nga njësitë e NATO-s në Afganistan, thuhet se baza ajrore Bagram u godit me 5 predha raketash dhe se si pasojë nuk ka pasur humbje të jetëve.
Ndërkohë theksohet se që askush nuk ka marrë ende përsipër sulmin e kryer.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së