New York Post, ka dhënë detaje mbi autorin e masakrës sot, 27 gusht, në Minneapolis.
Robin Westman, vrau dy fëmijë dhe plagosi të paktën 17 persona të tjerë te një shkolle katolike në jug të qytetit.
Westman identifikohej si një grua transgjinore, ndërsa vetëm pak orë para masakrës, 23 vjeçari kishte postuar një seri videosh në YouTube, ku manifestonte aktin që do kryente. Në disa foto të publikuara nga New York Post, shihen karikatorë armësh me mbishkrime të tipit “vrit Donald Trump” apo fraza të tjera me përmbajtje urrejtjeje.

Në një video tjetër 20-minutëshe, Westman shfaqet duke shfletuar një bllok me shënime të çuditshme, ku nuk heziton ta shprehë veten si “monstra e tmerrshme që qëndron mbi fëmijët e pafuqishëm”.
“Diku Westman shfaqet duke shlfetuar një fletore të kuqe, mbi të cilën shihen skica të armëve, njëra prej tyre me shënimin “Ruger Mark IV”. Teksa shfleton faqet, shfaqet herë pas here re tym, ndërsa shan pa kuptim”, shkruan New York Post.
Çdo faqe është e mbushur me shënime të çrregullta, ku mes tyre lexohet: Prej kohësh kam menduar për një masakër masive…

Te shkolla katolike ku hapi zjarr, dikur kishte punuar e ëma e tij…. Detaj ky, që e shpjegon me hollësi në këto shënime.
“Duket si një kombinim i lehtë për sulm dhe tragjedi të madhe, por dua të bëj më shumë kërkime. Kam hall nëse do të gjej një grup të madh njerëzish. Dua të shmang prindërit, por mund të jetë para ose pas orarit të lënies së fëmijëve në shkollë,” rrëfen ai. “Mendoj se sulmi mbi një grup të madh fëmijësh që kthehen nga pushimi është plani im ideal”, ka shkruar më tej
Ditarit i shtohen edhe elemente që zbulojnë identitetin dhe prirjet e tij, një përzierje mes politikave të majta dhe antisemitizmit. Në një faqe është vendosur një sticker me flamurin trans dhe mbishkrimin “Mbro barazinë”, mbi të cilin është ngjitur një sticker i një arme AK-47.

Në një fletë tjetër, ai shkruan: Nëse do të bëja një sulm me motive racore, do të ishte me shumë gjasë kundër çifutëve të ndyrë. Kësaj deklarate i shton thirrjen: Free Palestine!
Nuk ka ngurruar të ndajë dëshirën për të sulmuar një figurë politike me peshë përpara se të vdiste. “Objektiva si Elon Musk, Trump apo ndonjë drejtues i rëndësishëm“, ka shkruar i riu, duke paralajmëruar kështu se pas masakrës, do t’i jepte fund jetës së tij.
Drejt fundit të një videoje, Westman shfleton disa faqe bosh derisa ndalon tek një vizatim që duket se tregon brendësinë e një kishe. Ai qesh dhe thotë: Haha, bukur!/tvklan.
Rooney kritikon Marescan: Ka zgjedhur ‘luftën’ e gabuar
Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, para...
Presidentja Osmani shkon në Mitrovicë për t’a uruar kryetari...
BBC: Personat e armatosur në Sydney kishin lidhje me ISIS-in
Vdekja misterioze e argjentinases në Fushë- Kosovë, prindëri...
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e një personi, dys...