Pranë qendrës tregtare ku ndodhi sulmi vdekjeprurës, mijëra qytetarë të koncertit ishin brenda Arenës Mbretërore të Kopenhagës, duke pritur që Harry Styles të dilte në skenë kur u njoftua lajmi për të shtënat fatale.
Në orën 20:00 me orën lokale, fansave iu tha se koncerti do të shtyhej për një orë, pas diskutimeve midis organizatorëve dhe policisë.
Por 90 minuta më vonë, u bë e ditur se koncerti ishte anuluar për shkak të “shqetësimeve të sigurisë”, duke shpërndarë 17 mijë persona të mbledhur.
Policia po i drejton pjesëmarrësit e koncerteve drejt metrosë dhe transportit publik, i cili mbetet i hapur.
Parkimet e makinave aty pranë janë të mbyllura dhe hotelet në zonë nuk janë gjithashtu në gjendje të aksesohen nga klientët./tch/
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime