Autoritetet franceze kanë refuzuar të komentojnë se si i dyshuari i sulmit në Berlin kaloi nga Franca për në Itali pa u hetuar.
Shefi i policisë së Milanit, ka bërë të ditur se Anis Amri kishte ‘kaluar nga Franca për në Itali’, nëpër vendin që po vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme për më shumë se një vit pas sulmeve të militantëve islamikë, transmeton arbresh.info.
Pas sulmit në Berlin, Franca ka rritur masat e sigurisë në kufi më Gjermaninë dhe ka shtuar numrin e forcave të sigurisë nëpër trena.
Ministria e Brendshme në Francë, zyra e Kryeministrit dhe zyra e Presidentit nuk kanë pranuar të komentojnë mbi njoftimin e policisë së Milanit se Amri u gjet në Itali me një biletë treni nga Chambery, Francë.
Ministri i Brendshëm francez, Bruno Le Roux, ka vizituar një stacion treni në Paris të premten në mëngjes për të inspektuar masat e sigurisë përpara festave të Krishlindjeve.
Ai tha me më shumë se 91 mijë policë dhe forca ushtarake janë vendosur në të gjithë vendin.Arbresh.info
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025