Një fushatë që filloi mbledhjen e një shume për familjen e shoferit polak Lukasz Urban,të cilit iu rrëmbye kamioni dhe u kry sulmi terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ka arritur vlerën në 170 mijë dollarë.
Urban është vrarë përderisa u përpoq të merrte kontrollin e automjetit të tij, transmeton arbresh.info.
Fushata ka filluar të marten nga një shofer anglez, Dave Duncan, një ditë pasi u qëllua për vdekje sulmuesi i tregut të Krishlindjeve në Berlin, Anis Amri.
Lukasz u gjet i vrarë në kamion. Ai kishte shenja plage me thikë dhe një plagë me armë zjarri.
Gazeta gjermane ‘Bild’ ka bëtë të ditur se autopsia e Urban ka treguar se ai është goditur me thikë përderisa ishte ende gjallë.
“Unë e fillova këtë iniciative me qëlim të mbledhjes së të hollave nga shoferët britanezë, por më pas njerëzit nga e gjithë bota kanë dhënë donacione”, ka thënë Duncan.
Vlera e arritur nga të mbledhurat në fond është 20 herë më e madhe se paga mesatare vjetore neto në Poloni.
Kryeministrja polake, Beata Szyldo, e ka quajtur shoferin ‘hero’ dhe ka theksuar se familja e tij do të marrë pension të veçantë./Arbresh.info
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra