Sulmi në Berlin: Gjermanët thonë se nuk duhet fajësuar politika e Merkelit

TOPSHOT - People mourn at a makeshift memorial for the victims of the Christmas market attack near the Kaiser-Wilhelm-Gedaechtniskirche (Kaiser Wilhelm Memorial Church) in Berlin on December 24, 2016. Germany hunts for possible accomplices of the suspected Berlin truck attacker Anis Amri, who was shot dead by Italian police in Milan on Friday, December 23, 2016. The Islamic State group has claimed responsibility for this week's attack on a Berlin Christmas market, in which 12 people were killed and dozens more wounded. / AFP / John MACDOUGALL (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP/Getty Images)

15:30 | 28 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Menjëherë pas sulmit në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel, u vu nën presion për politikën e saj të refugjatëve me dyer të hapura.

Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit jo të gjithë gjermanët e fajësojnë politikën e kancelares për sulmin në Berlin, transmeton arbresh.info.

Sipas një sondazhi të kryer nga Forsa për revisten Stren, 68% e gjermanëve nuk pajtohen se politikat e kancelarës janë për t’u fajësuar në lidhje me sulmin në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona.

Të dyshuarit Anis Amri, një tunizian 24-vjeçar i cili më vonë u qëllua për vdekje nga policia në Itali, i ishte mohuar azili në Gjermani.

Pjesa më e madhe e të anketuarve, dikur rreth 28% thanë se politikat e Merkelit ishin kritikuar vetëm nga votuesit e AFD-së.

Sipas sondazhit, sulmi në Berlin nuk i ka sjellë asnjë mbështetjë partisë AFD, mbështetja e të cilëve ka mbetur në 12%, ndërsa sipas sondazhit partia e Merkelit fitoi dy pikë duke arritur në 38%.

Tre në katër nga anketuesit parashikojnë se Gjermania do vazhdojë të jetë e kërcënuar dhe se siguria në Gjermani do të luajë rol të rëndësishëm në zgjedhjet e vitit 2017./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale