Një sulmues me armë zjarri ka vrarë dy zyrtarë policorë dhe një kalimtar në qytetin Liege në lindje të Belgjikës.
Zyrtarët kanë thënë se sulmuesi është larguar nga skena e sulmit, i cili ka ndodhur në qendër të qytetit më 29 maj.
Dy zyrtarë të tjerë policorë janë raportuar të plagosur në incident.
Sulmuesi i dyshuar ka marrë peng një mirëmbajtëse afër shkollës, mirëpo më vonë ai është qëlluar për vdekje, ka thënë transmetuesi shtetëror, RTBF.
Sipas televizionit, sulmuesi ka qenë një kriminel 36 vjeçar, që ishte liruar nga burgu të hënën.
Hetuesit kanë thënë se janë duke kërkuar nëse ai ishte konvertuar në fenë Islame apo ishte radikalizuar gjatë kohës sa ishte në burg, transmeton Reuters.
“Ky incident është klasifikuar si akt terrorist”, ka thënë prokurori, Philippe Dulieu.
Gazeta belge, La Libre Belgique ka cituar një burim nga policia të ketë thënë se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi).
Kryeministri belg, Charles Michel, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave duke thënë se është shumë herët për të deklaruar se cilat ishin shkaqet e incidentit.
Policia belge dhe ushtria kanë qenë të alarmuar prej kur disa sulmues me bomba vetëvrasëse kanë vrarë 32 persona në aeroportin e Brukselit dhe sistemit e metrosë më 2016.
Për këto sulme e kishte marrë përgjegjësinë grupi militant, Shteti Islamik.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...