Personi, i cili të martën qëlloi për vdekje dy efektivë dhe një civil në qytetin belg të Liezhit kishte vrarë dikë edhe natën që parapriu sulmin.
Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm belg. Jan Jambon tha se agresori, i identifikuar si Benjamin Herman, kishte vrarë një ish-të burgosur, të cilin e kishte takuar pas hekurave. Sipas ministrit, autoritetet po punonin për të përcaktuar një motiv. Media belge RTBF tha se autori i krimit kishte siguruar të hënën lirinë e përkohshme nga burgu, ku vuante dënimin lidhur me akuza për drogë.
Mendohet se mund të jetë radikalizuar në burg. “Ka sinjale se mund të jetë radikalizuar në qeli, por a është radikalizimi që e çoi të kryente këto akte”, deklaroi Jambon për radion RTL, duke sugjeruar se ndikim mund të kenë pasur edhe gjendja e rënduar psikologjike ose ndikimi i lëndëve narkotike. Sulmi që riktheu hijen e sulmeve terroriste në Belgjikë, ndodhi paradite e se të martën pranë një kafeneje në qendre të qytetit.
Prokurorët thanë se burri kishte ndjekur e më pas sulmuar egërsisht dy police femra me thikë, para se t’u merrte atyre armën dhe të hapte zjarr. Ai vrau gjithashtu një 22-vjeçar, i cili gjendej në sediljen e pasagjerit të një makine të parkur. Para se qëllohej për vdekje nga policia, mori peng një grua pranë një shkolle të afërt. Burime policore të cituar nga mediat lokale thanë se Herman u dëgjua të thërriste “Allahu Akbar” gjatë sulmit./tch/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...