Hetuesit amerikanë besojnë se Irani ose grupet që përkrahen nga ky shtet kanë përdorur mjete shpërthyese për t’i dëmtuar katër anije pranë brigjeve të Emirave të Bashkuara Arabe.
Raportohet se ekspertët ushtarakë kanë shkuar në vendin e sulmit dhe gjetën nga një vrimë të madhe në secilën prej anijeve. Megjithatë, nuk është gjetur ndonjë dëshmi që tregon se Irani është përfshirë në këtë incident. Shtetet e prekura ende nuk kanë dhënë deklarata për ta fajësuar një palë të caktuar.
Incidenti i ka shtuar tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Rreth një e pesta e karburanteve që shpenzohen në nivel botëror kalon përmes hapësirës ku ndodhi ky sulm. Muajin e kaluar, Irani kërcënoi se do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nëse këtij shteti i ndalohet shfrytëzimi i saj.
Ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se katër anije komerciale janë vënë në shënjestër të një sulmi sabotues afër portit të Fujairas, pranë Ngushticës së Hormuzit.
Ministri i energjisë i Arabisë Saudite njoftoi se njëra nga anijet e sulmuara ishte duke shkuar për të marrë naftë që më pas do t’i shitej Shteteve të Bashkuara, shkruan “BBC”, transmeton express
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...