Autoritetet ruse vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll një zjarr që ra në një depozitë nafte pasi u godit nga dronët ukrainas 3 ditë më parë.
Sipas agjencive shtetërore të lajmeve, zjarri ka djegur një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë në qytetin Proletarsk, në rajonin e Rostovit.
Burimet mediatike saktësojnë se janë rreth 500 zjarrfikës që po përpiqen të asgjësojnë flakët, 41 prej të cilëve janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve të marra.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit ndaj depozitës, që përdorej për të furnizuar trupat ruse.
Episodi vjen teksa Moska po përpiqet të frenojë inkursionin e Kievit në rajonin e Kurskut. Pamje të reja satelitore tregojnë ushtrinë ruse që po ngre ura të përkohshme për të zëvendësuar ato të hedhura në erë nga trupat ukrainase.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar gjithashtu pamje filmike që sipas saj tregojnë trupat e ushtarëve dhe autoblindave ukrainase të shkatërruara në rrugët e Kurskut.
Ndërkohë, në zona të tjera, Kremlini deklaroi se kishte shkatërruar një depo armatimesh ukrainase në rajonin Sami dhe një artileri në Kharkiv./euronews.al
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...