Rusia kërkon që Ukraina të të dorëzojë të gjithë personat të cilët besohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Moskë. Në listën e të kërkuarve është edhe kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, SBU. Me anë të një deklarate, Ministria e Jashtme ruse rendit incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Rusi që kur forcat e Kremlinit pushtuan Ukrainën në shkurt 2022, duke përfshirë bombat që vranë vajzën e një nacionalisti të shquar dhe një incident në të cilin një shkrimtar u plagos rëndë.
“Gjurmët e këtyre krimeve çojnë në Ukrainë. Rusia u ka dorëzuar autoriteteve ukrainase kërkesat e saj për arrestimin dhe ekstradimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që lidhen me aktet terroriste në fjalë. Pala ruse kërkon që regjimi i Kievit të ndërpresë menjëherë çdo mbështetje për aktivitetin terrorist, të ekstradojë palët fajtore dhe të kompensojë viktimat për dëmet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë e Jashtme ruse.
Ukraina i ka hedhur poshtë kërkesat ruse si të pakuptimta. Por theksoi se, duke i bërë të qartë Ministrisë së Jashtme ruse, se Vladimir Putin është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Ndërkohë, Rusët nuk i kanë ndalur sulmet ndaj rajoneve ukrainase. Kievi raporton për bombardime në 16vendbanime në Kherson në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën një civili dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Nga ana e saj, forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan dy nga tre dronët të lëshuar nga Rusia. Në përpjekje për të dobësuar aleancën midis Kinës dhe Rusisë, Ministri i Jashtëm francez Stephan Séjourné, gjatë një vizite në Pekin, ku u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi, kërkoj nga Kina t’i japë një “mesazh të qartë” Moskës për Ukrainën, përfshirë këtu edhe ndërprerjen e furnizimit të Moskës me armë./A2CNN
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...