Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa dhe dronë gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë në katër rajone, tha kompania kombëtare e energjisë, Ukrenerho më 20 qershor.
“Pajisje janë dëmtuar në ndërtesat e energjisë në rajonet e Vinitsjas, Dnipropetrovskit, Donjeckut dhe Harkivit”, tha Ukrenerho përmes një postimi në Telegram.
Kjo kompani tha se gjatë sulmeve në një ndërtesë energjetike janë plagosur tre punonjës.
Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia sulmoi Ukrainën më 20 qershor me nëntë raketa dhe 27 dronë.
Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar të gjithë dronët dh pesë raketa.
Që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, forcat e Moskës vazhdimisht shënjestrojnë rajonet ukrainase me lloje të ndryshme të armëve dhe po ashtu sulmojnë ndërtesa të energjisë dhe infrastrukturën civile. Pavarësisht dëshmive, Moska mohon se sulmon civilët në Ukrainë./rel
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...