Dy persona u vranë në provincën Kherson të Ukrainës jugore pas një vale të re sulmesh ajrore dhe bombardimesh ruse gjatë natës, thanë zyrtarët ukrainas.
Guvernatori i Kherson, Oleksandr Prokhudin tha se një burrë 72-vjeçar dhe një grua e moshuar u vranë nga një sulm rus në provincë, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën, pa dhënë detaje.
Sipas Prokudin, katër persona të tjerë u plagosën nga një sulm me dron në qytetin e Berislav.
Nga ana e tij, Guvernatori i Odesës, Oleh Kiper tha se qyteti i Izmail, në brigjet e lumit Danub, ku ndodhet një port që eksportonte grurin ukrainas, ishte objektivi i një sulmi të ri me dron, por nuk specifikoi nëse infrastruktura portuale ishte dëmtuar.
Kiper vuri në dukje se 11 dronë u shkatërruan mbi provincë, duke shtuar se një vend argëtimi u dëmtua në qytetin e vogël të Wilcove./abcnews.al
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?