Presidenti libanez Joseph Aoun u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës, garantuesit e marrëveshjes së armëpushimit, që të “detyrojnë” Izraelin të ndalojë sulmet.
Kjo thirrje vjen pas sulmit të sotëm ajror në jug të Bejrutit.
Joseph Aoun në reagimin e tij dënoi sulmin izraelit, ndërsa u shpreh se SHBA dhe Franca, si garantues të marrëveshjes së armëpushimit, duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe ta detyrojnë Izraelin të ndalojë menjëherë sulmet e tij.
“Veprimet e vazhdueshme të Izraelit për të minuar stabilitetin do të përkeqësojnë tensionet dhe do ta vënë rajonin në rrezik real, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e tij ”, tha presidenti libanez.
/abcnews.al/
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...