Linja ajrore kryesore e Turkmenistanit këtë të mërkurë ka njoftuar ndalimin e fluturimeve për në Moskë, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas sulmeve me dronë ukrainas në kryeqytetin rus.
“Për shkak të situatës në zonën ajrore të Moskës dhe bazuar në një vlerësim të rrezikut për të garantuar sigurinë e fluturimeve, të gjitha fluturimet e Turkmenistan Airlines në linjën Ashgabat-Moskë-Ashgabat do të pezullohen”,thuhet nga linja ajrore në Turkmenistan.
Turkmenistan Airlines tha se tani do të fluturojë në vend të kësaj për në Kazan, një qytet rreth 440 milje (700 km) në lindje të Moskës.
Sulmet me dronë bënë që Vnukovo, një nga katër aeroportet e Moskës, të mbyllet shkurtimisht në fillim të kësaj jave./abcnews.al
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...