Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka këshilluar qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta, .
MPJD ka publikuar një link dhe ka apeluar që shtetasit e Kosovës të ndjekin udhëzimet.
“Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450”, thuhet në njoftim.
LLEXO EDHE
Izraeli publikon pamje të shkatërrimit të sistemit mbrojtës ajror iranian
Ndryshe, Izreali ka nisur sulm ndaj Iranit. Ushtria izraelite ka thënë se 200 avionë luftarakë janë përdorur në sulmet e saj të vazhdueshme ndaj Iranit.
“Më shumë se 100 objektiva janë goditur në të gjithë Iranin”, tha zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin, gjatë një brifingu të drejtpërdrejtë, duke shtuar se “mbi 330 municione të ndryshme” janë hedhur tashmë.
Defrin tha se sulmet e Izraelit ishin “pjesë e një operacioni të saktë dhe të sinkronizuar” dhe se pilotët e saj “po godisnin ende objektiva ushtarake dhe objektiva nga programi bërthamor në zona të ndryshme në Iran”.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...