Pas sulmeve iraniane në fabrikat energjetike në Katar, çmimi i naftës në tregjet botërore është rritur dukshëm, përderisa vendet evropiane ende refuzojnë t’u bashkohen operacioneve në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet iraniane ndaj uzinave të naftës në Katar, si dhe ndaj rafinerive dhe infrastrukturës energjetike në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt kanë nxitur rritjen e mëtejme të çmimeve të naftës në tregjet botërore, posaçërisht në Evropë dhe Britaninë e Madhe, ku çmimi i barelit ka arritur në 115 dollarë dhe ka shenja se ky çmim do të vazhdojë të rritet.
Zyrtarët në SHBA kanë thënë se Amerika është duke u përgatitur të lirojë ende rezerva të naftës në treg dhe se, me qëllim të stabilizimit të çmimit, SHBA-të mund të vendosin t’i lejojnë Teheranit të shesë “sasi të kufizuara” të naftës për një kohë të caktuar.
Njëkohësisht, njoftohet se forcat iraniane kanë sulmuar edhe rafinerinë e naftës në Haifa të Izraelit, rafineri në Kuvajt dhe depo të naftës në Arabinë Saudite, në një valë sulmesh e cila ka për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës energjetike të vendeve të rajonit. Këto sulme ndaj infrastrukturës civile u dënuan ashpër nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe vendet tjera evropiane – megjithatë ato ende refuzojnë t’i bashkohen operacioneve amerikane dhe izraelite në Iran.
Gjatë takimit të sotëm të udhëheqësve të vendeve evropiane, krerët e BE-së shprehën brengat e tyre për ekonominë dhe pasojat e rritjes së pakontrolluar të çmimeve të naftës, por edhe një herë thanë se nuk do të përfshihen në luftë.
Ndërkohë, nga Irani njoftohet se forcat amerikane dhe ato izraelite po vazhdojnë me shkatërrim sistematik të caqeve të regjimit dhe forcave të armatosura.
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...