Autoritet e krahinës ruse të Belgorodit në kufi me Ukrainën bënë të ditur se do të evakuonin 9 mijë fëmijë në krahina të tjera të vendit. Shkak numri në rritje I sulmeve nga forcat e Kievit.
Guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov u shpreh se gjatë javës së shkuar 16 civilë shin vrarë dhe 98 të tjerë ishin plagosur si pasojë e sulmeve ukrainase, në një kohë kur rusët votuan në zgjedhjet presidenciale ku fitues doli siç pritej Vladimir Putin.
“Planifikojmë të dërgojmë rreth 9 mijë fëmijë nga Belgorodi në krahina të tjera, tha Gladkov, i cili bëri të ditur se grupi i parë me 1200 fëmijë do të evakuoheshin në datën 22 mars në krahinat qendrore të Penza, Tambov and Kaluga. Ministria e brendshme ruse u shpreh në muajin janar se kishte ndihmuar në evakuimin e rreth 2800 fëmijëve nga Belgorodi.
Në fjalimin e tij të fitores, presidenti rus Vladimir putin u shpreh të dielën që lamë pas se po shqyrtonte krijimin e zone neutral siç u shpreh ai në krahinën ukrainase të Harkivit, që është në kufi me Belgorodin, në mënyrë që të parandalonte sulmet e mëtejshme ndërkufitare. Komentet e putin, Ukriana i cilësoi si shenjë se Putin do të përshkallëzonte luftën./RTSH/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...