Hamasi thotë se sulmet e SHBA në Irak dhe Siri, përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Lindjen e Mesme.
Grupi militant, i cili mbështetet nga Irani, tha se sulmet janë një kërcënim për “sigurinë dhe stabilitetin” e rajonit, shkruan Sky News.
“Ne dënojmë agresionin amerikan kundër Irakut dhe Sirisë dhe e konsiderojmë atë një përshkallëzim të rrezikshëm”, thuhet në një deklaratë të tyre në Telegram.
“Administrata e presidentit amerikan Biden mban përgjegjësi për pasojat e këtij agresioni brutal kundër Irakut dhe Sirisë, të cilat hedhin naftë në zjarr dhe ne konfirmojmë se rajoni nuk do të jetë dëshmitar i stabilitetit apo paqes, përveçse duke ndaluar agresionin sionist”, thuhej më tej në deklaratë./abcnews.al
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...