Sapo avionët turqë kanë filluar bombardimet mbi Afrin, banorët e tmerruar të enklavës siriane kanë tentuar të gjejnë strehim nëpër bodrumet e shtëpive.
Ata ishin përgatitur për një sulm turk gjatë javës së kaluar pasi Ankaraja e përshkroi retorikën e saj kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG), i cili kontrollon zonën, transmeton portali arbresh.info
“Djali im katërvjeçar tmerrohet sa herë dëgjon zërin e një aeroplani”, tha Nisri një amvise.
Ajo ka pyetur gazetarin e AFP-së se cili është “krimi që kemi bërë”.
Në momentin kur kanë filluar bombardimet, ajo dhe të familjarët e saj kanë nxituar të fshihen, duke ndjekur udhëzimet e lëshuara nga autoritetet kurde.
Turqia dhe aleatët siriane të shtunën kanë filluar një opëracion ajror dhe tokësor, të quajtur “Dega e Ullirit”, që synon largimin e kurdëve nga Afrini.
Reporter i AFP-së tha se rrugët në Afrin janë zbazur që kur filluan bombardimet rreth orës 4:40 të orës lokale.
Njësia për Mbrojtjen e Popullit kurd (YPG) ka njoftuar se nga sulmet ajrore turke janë vrarë tre luftëtare dhe gjashtë civilë./arbresh.info/
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...