Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 63 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi terrorist me bombë në një plazh në Somali.
Shpërthimi ndodhi teksa njerëzit notonin në një vendpushim popullor në kryeqytetin Mogadishu mbrëmjen e së premtes. Nga pamjet e publikuara në internet, shihe trupat e viktimave të shtrirë në plazh në errësirë dhe të tjerët duke vrapuar për t’u larguar në zonë më të sigurt.
Sipas autoriteteve vendase, autori hodhi veten në erë, e për pasojë vdiqën dhe tre persona nga forcate sigurisë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ish-kreymenistri Hassan Ali Khaire, i cili u shpreh se “Fakti që sulmi terrorist përkon me këtë natë kur plazhi është më i mbingarkuari tregon armiqësinë e terroristëve ndaj popullit somalez”./abcnews/
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...