Sulm në Zonën e Gjelbër, SHBA fajëson grupin e “mbështetur nga Irani”

09:01 | 24 Dhjetor 2020

Ushtria e SHBA-së tha se sulmi me raketa të dielën në “Zonën e Gjelbër” të fortifikuar në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ku ndodhet ambasada amerikane është kryer “pothuajse me siguri” nga një grup i mbështetur nga Irani.

“Sulmi me raketa i 20 dhjetorit 2020 në ‘Zonën e Gjelbër’ në Irak është kryer pothuajse me siguri nga një grup i milicisë së papërgjegjshëm të mbështetur nga Irani”, tha kapiteni Bill Urban, zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM) në një deklaratë të mërkurën vonë.

Zëdhënësi tha se nuk pati të “viktima ose të plagosur nga pala amerikane, por sulmi dëmtoi ndërtesat në ambasadën e SHBA-së dhe qartësisht nuk kishte për qëllim të shmangte viktimat”.

Ai potencoi se grupet që kryejnë sulme të tilla po mbështeten nga Irani i cili “siguron mbështetje materiale dhe udhëzim”.

“SHBA-të do ta konsiderojnë Iranin përgjegjës për vdekjen e çdo amerikani që vjen nga veprat e këtyre grupeve të milicisë së papërgjegjshme të mbështetur nga Irani”, shtoi Urban. Kjo bindje ishte shprehur të mërkurën gjithashtu nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Të hënën, kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi tha se një grup të dyshuarish u arrestuan për “sulmin terrorist”.

‘Zona e Gjelbër’, e cila përfshin ndërtesa të qeverisë irakiane dhe shumë ambasada të huaja, ka qenë rregullisht nën sulm që nga vrasja e gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani në një sulm me dron të SHBA-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit në janar.

Washingtoni fajëson milicët shiitë të mbështetur nga Irani për sulmet me raketa ndaj misioneve të huaja diplomatike dhe të SHBA-së si dhe forcave të huaja në Irak./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara