Të paktën 54 persona janë lënduar si pasojë e një sulmi të një personi me një substancë kimike në një çerdhe në provincën jugperëndimore kineze Yunnan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas South China Morning Post, sulmuesi ka hipur mbi murin e një çerdheje në qytetin Kaiyuan dhe ka spërkatur mbi fëmijët dhe mësuesit sodë kaustike (Hidroksidi i natriumit).
Të paktën 51 fëmijë dhe 3 mësues janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim.
Autori 23-vjeçar i sulmit është arrestuar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimin për zbardhjen e rastit.
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së