Militantët e grupit terrorist Al-Shabab kanë vrarë një ushtar amerikan dhe dy kontraktorë të mbrojtjes gjatë një sulmi në një bazë amerikane në Kenia.
Në një deklaratë të ushtrisë amerikane u tha gjithashtu se edhe dy amerikanë të tjerë nga Departamenti i Mbrojtjes mbetën të plagosur, por fatmirësisht janë në gjendje të qëndrueshme.
“Lutjet tona janë me familjet e shokëve tanë të ekipit që humbën jetën sot”, tha komandanti amerikan Stephen Townsend. “Ndërsa nderojmë sakrificën e tyre, le të forcojmë edhe vendosmërinë tonë. Krahas partnerëve tanë afrikanë dhe ndërkombëtarë, ne do të ndjekim ata që janë përgjegjës për këtë sulm dhe al-Shabab, i cili kërkon të dëmtojë amerikanët dhe interesat e SHBA”, shtoi më tej ai.
Autoritetet keniane thanë që në sulmin e mëngjesit të së dielës, militantët Al-Shabab shkatërruan avionët dhe automjetet amerikane.
Al-Shabab, të lidhur me Al-Kaeda-n, me bazë në Somali, morën përsipër sulmin dhe pohuan se luftimi intensive me forcat amerikane vazhdoi gjatë. Ky ishte sulmi i parë i Al-Shabab kundër forcave amerikane në Kenia./lajmiifunit/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...