Një sulm me thikë ka ndodhur në një pallat në Mbretërinë e Bashkuar ku dy gra kanë vdekur dhe dy persona të tjerë janë plagosur.
Policia u njoftua ditën e Krishtlindjes se një incident ndodhi në Santa Cruz Avenue, Bletchley rreth pasdites. Dy viktimat e moshës 24 dhe 38 vjec ndërruan jetë në vendngjarje, ndërkohë një person rreth të 20-tave dhe një djalë tjetër u dërguan në spital.
Një 49-vjeçar nga Milton Keynes u arrestua nën dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe po qëndron në paraburgim nga policia.
Njerëz të solidarizuar me ngjarjen kanë vendosur lule pranë kordonit të policisë në zonë, ndërkohë që prokuroria po vijon hetimet për ngjarjen./ abcnews.al
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit