Një i dyshuar ka sulmuar me thike një sërë kalimtarësh në qytetin francez të Marsejës. Mësohet se ai është qëlluar për vdekje nga policia.
Incidenti ndodhi në stacionin e trenit ‘Saint-Charles’ në Marsejë të dielën.
Ministri i Brendshëm francez Gérard Collomb tha në Twitter se shkoi menjëherë në skenën e krimit.
Shërbimet e sigurisë po kryejnë një operacion në stacionin kryesor të qytetit në Francën jugore dhe kanë kërkuar nga njerëzit të qëndrojnë larg zonës.
Duke cituar zyrën e prokurorisë, mediat franceze raportojnë se u vra edhe një person tjetër.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...