Dy burra janë plagosur me thikë për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm që tronditi gjithë Londrën.
Një burrë në të 20-tat u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në Bromley Road, Walthamstow, rreth orës 19:15 GMT të enjten, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Një person tjetër i moshës 30 vjeçare u gjet i vdekur pranë Parkut Scratchwood në Barnet në orën 20:27. Një viktimë tjetër, në të 20-at, gjithashtu mori lëndime të rënda trupore.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.
Policia Metropolitane tha se një burrë në të 20-at, i cili u gjet gjithashtu i plagosur në Walthamstow ishte dërguar në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën.
Duke iu referuar goditjes me thikë më vonë, Scotland Yard tha që oficerët ishin thirrur në orën 20:27 në Barnet Bypass nga Shërbimi i Ambulancës në Londër për të raportuar për një burrë në të 20-at me plagë të rënda e më pas u dërgua në spital.
Policia kontrolloi një makinë aty pranë, ku gjeti një burrë në të 30-at , i cili u trajtua në vendngjarje, por vdiq pas disa çastesh /arbresh.info/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj