Një burrë ka goditur me thikë pesë persona në jug të Austrisë, duke vrarë një djalë 14-vjeçar.
Bëhet e ditur se 23-vjeçari sulmoi pesë kalimtarë në mënyrë të rastësishme në Villach, sipas policisë.
Oficerët thanë se i dyshuari ishte një shtetas sirian me vendbanim të ligjshëm në Austri dhe ishte arrestuar, shkruan skynews.
Një 42-vjeçar i cili po udhëtonte me veturë e ka parë ngjarjen nga makina e tij.
Ai u nis me veturë drejt të dyshuarit dhe ndihmoi që gjërat të mos përkeqësoheshin edhe më shumë.
Ndryshe, policia tha se ishte e paqartë nëse i dyshuari kishte vepruar vetë apo me njerëz të tjerë dhe po vazhdon të kërkojë të dyshuar të tjerë potencialë.
Raportohet se sulmi tronditi njerëzit në qytetin e Villach, pranë kufirit italian dhe slloven.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan