Gjashtë ushtarë kolumbianë u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të orkestruar nga grupi me dronë e mjete shpërthyese në bazën ushtarake, pranë kufirit me Venezuelën.
Ministri i Mbrojtjes, Pedro Sánchez, e dënoi sulmin si akt terrorist dhe njoftoi se sulmuesit shkaktuan “humbjen e gjashtë jetëve dhe plagosjen e të paktën 28 ushtarëve”.
ELN, i themeluar në vitin 1964 dhe frymëzuar nga Revolucioni Kuban, është grupi më i vjetër aktiv në Amerikë dhe kontrollon zona kyçe të prodhimit të drogës në Kolumbi.
Grupi ka një prani gjithashtu në Venezuelë dhe vazhdon të zgjerojë ndikimin politik dhe financiar.
Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me qeverinë kolumbiane kanë dështuar, ndërkohë që SHBA kanë vendosur sanksione ndaj presidentit Gustavo Petro për qasjen e tij ndaj grupeve të armatosura të trafikimit të kokainës. Kolumbia mbetet prodhuesi kryesor i kokainës në botë, sipas OKB-së.
ELN ka deklaruar se do të luftojë kundër asaj që e quan “kërcënim të ndërhyrjes imperialiste” të SHBA-ve, duke justifikuar veprimet e tij me ideologji të majtë dhe nacionaliste, ndërkohë që grupi është i përfshirë thellësisht në tregtinë e drogës dhe krimin e organizuar./tch
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë