Shtatë persona u vranë gjatë një sulmi në rajonin e Guayaquil në jugperëndim të Ekuadorit. Prej kohësh Ekuadori është kthyer në epiqendrën e dhunës ndërsa bandat e drogës përplasen për pushtet në vend.
Trupat e shtatë burrave, përfshirë dy të mitur, me disa plagë plumbash u gjetën në Novol. Dy nga viktimat mësohet se kishin precedentë penalë.
Masakra e motivuar nga hakmarrja, sipas njoftimeve të shtypit të cituara nga burime policore, ka ndodhur natën e së premtes në të shtunë.
Agjencive të zbatimit të ligjit iu desh të kalonin orë të tëra duke u përpjekur për të gjetur të gjitha viktimat, njoftojnë mediat e huaja.
Masakrat janë gjithnjë e më të zakonshme në Ekuador, ku shkalla e vrasjeve është shumëzuar nga 6 për 100,000 banorë në 2018 në 43 për 100,000 në 2023.
Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë janë kthyer në qendër të trafikut të drogës për tregjet amerikane dhe evropiane.
Në fund të marsit, tetë persona u vranë në Guayaquil, përfshirë pesë turistë, të cilët u rrëmbyen dhe u ekzekutuan në një plazh, pasi sulmuesit mendonin se ishin rivalët e tyre./a2cnn
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...