Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës mbi protestuesit në Afganistanin Lindor është 68, thanë zyrtarët vendas për shtypin.
“Sulmi, i cili u zhvillua të martën pasdite në lagjen Mohmand Dara të provincës Nangarhar, gjithashtu la të paktën 165 njerëz të plagosur’’, tha Ataullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit provincial.
Qindra njerëz kishin dalë nëpër rrugë për të protestuar ndaj veprimeve të një komandanti lokal të policisë, kur një kamikaz shpërtheu dhe pasojat ishin tragjike.
Grupi militant i talebanëve mohoi përfshirjen dhe deri më tani asnjë grup tjetër nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Kryengritësit talebanë kanë organizuar një numër sulmesh vdekjeprurëse në disa institucione qeveritare, arsimore dhe shëndetësore në Afganistan gjatë muajve të fundit.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova