Dy oficerë policia janë shtypur në një postbllok në Barcelonë, vetëm disa orë pas sulmit ku mbetën 13 të vdekur.
Një Ford Focus i bardhë kaloi përmes bllokadës, që ishte vendosur në hyrje dhe dalje të qytetit dhe lëndoi policët, transmeton portali arbresh.info.
LEXO EDHE: ISIS thotë se qëndron prapa sulmit në Barcelonë
Policia thotë se janë qëlluar të shtëna mes atyre që ishin në makinë dhe efektivëve.
Më vonë shoferi u vra nga policia në Sant Just Desvern, në dalje të qytetit, raportojnë mediat lokale.
Nuk është ende e qartë se sa persona ishin të përfshirë në këtë sulm vdekjeprurës./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?