Grupi rebel sirian Jaish al-Islam ka akuzuar forcat qeveritare se kanë lëshuar një bombë që përmbante kimikate helmuese mbi civilët në Ghoutan Lindore, duke lënë të plagosur më shumë se 500 njerëz.
“Regjimi i Assadit dhe aleatët e tij po vazhdojnë të kryejnë krimet e tyre”, tha zëdhënësi ushtarak i rebelëve Hamza Birqdar për al-Hadath TV, transmeton portali arbresh.info
Observatori sirian për të drejtat e njeriut, një monitor i luftës i bazuar në Britani, raportoi 11 raste të simptomave të mbytjes në qytet, duke përfshirë pesë fëmijë, pas sulmeve nga avionët sirianë.
Megjithatë, nuk janë dhënë detaje se çfarë agjentësh mund të jenë përdorur.
Mediat shtetërore siriane mohuan nisjen e sulmeve kimike sapo raportimet filluan të qarkullojnë.
Qeveria ka filluar një sulm të ashpër ajror në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore. Vetëm ditën e premte nga sulmet qeveritare kanë mbetur të vrarë 48 persona./arbresh.info/
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...