Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror në rajonin Etarib, në perëndim të Aleppos.
Sulmin në zonën që është nën kontrollin e opozitës siriane e kanë kryer avionët e ushtrisë ruse. Zyrtari i Mbrojtjes Civile në Etarib, Necip Ansari ka konfirmuar për AA se sulmi ajror në këtë lagje e kanë kryer avionët e ushtrisë ruse. Janë hedhur bomba me fuqi të lartë shkatërruese.
Sipas tij, jetën e kanë humbur të paktën gjashtë presona, pesë prej të cilëve janë nga e njëjta familje. Gjithashtu janë plagosur dhe një numër i madh i civilëve.
“Nga sulmi janë shkatërruar shumë shtëpi dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ekipet e Mbrojtjes civile, me ndihmën e makinave po përpiqen që të arrijnë deri te ata që janë bllokuar nën rrënoja”, thotë Ansari.
Ai shtoi se edhe avionët e forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë gjuajtur lagjen Anadan të Aleppos.
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra