Suedia – qasja më e butë e së cilës ndaj pandemisë së coronavirusit ka tërhequr vëmendje në gjithë botën – ka regjistruar në prill muajin më vdekjeprurës në gati tri dekada.
Suedia nuk ka ndërmarrë masa të ashpra kundër coronavirusit, të tilla si vendet e tjera në Evropë
Ajo i ka mbajtur hapur shollat për fëmijët nën 16 vjeç, ashtu si edhe kafiteritë, baret, restorantet dhe bizneset.
Autoritetet, ndërkaq, u kanë bërë thirrje njerëzve që të respektojnë udhëzimet për distancim fizik.
Zyra e Statistikave e Suedisë tha të hënën se 10,458 njerëz kanë humbur jetën në prill, përcjell rel.
“Duhet të kthehemi prapa në dhjetor të vitit 1993, kur janë regjistruar më shumë të vdekur në një muaj të vetëm”, tha përmes një deklarate Tomas Johansson, nga Zyra e Statistikave.
Në total, 97,008 vdekje janë regjistruar në Suedi gjatë tërë vitit 1993, i cili, nga ana tjetër, ka qenë edhe viti më vdekjeprurës që nga 1918-ta, kur pandemia e gripit spanjoll e ka shkatërruar këtë vend.
Johansson tha për AFP-në se nuk ka pasur ndonjë shkaktar zyrtar që ka shpjeguar numrin e lartë të vdekjeve në dhjetor të vitit 1993, por shtoi se në atë kohë ka qenë një epidemi gripi.
Qasja suedeze ndaj coronavisrusit është kritikuar brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht pasi numri i viktimave i ka tejkaluar ato në vendet fqinje nordike, të cilat kanë vendosur masa më të ashpra të kontrollit.
Të hënën, Suedia tha se ka konfirmuar 30,377 raste të të infektuarve me coronavirus dhe 3,698 viktima.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...